Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka folur për mundësinë për të shkuar në zgjedhje.
Ai vlerëson se Kurti duhet t’ia kthejë mandatin Kuvendit.
Haradinaj ka thënë se kjo është forma e vetme për të shkuar në zgjedhje.
Pra, sipas tij, Kurti ia dorëzon mandatin Kuvendit, dhe pastaj, mund të shkojmë në zgjedhje.
Ndryshe, kryeministri Kurti së fundi është shprehur i gatshëm për të diskutuar për zgjedhje me opozitën, por që ka thënë se zgjedhjet mund të mbahen vetëm nëse do opozita, pasi ai e ka qëllim ta çojë mandatin deri në fund.
Ai po ashtu kishte ftuar në takim partitë opozitare, ku vetëm PDK pranoi ftesën dhe mori pjesë në takim me Kurtin.
Ndërsa, LDK dhe AAK kanë shprehur qëndrimet e tyre se janë pro dorëheqjes së Kurtit dhe më pas shpërbërjes së Kuvendit, e më pas caktimit të datës së zgjedhjeve.