Ramush Haradinaj rikonfirmon përkushtimin për zgjidhjen e bllokadës në Kuvend

Prishtinë | 02 Kor 2025 | 17:21 | Nga Ekonomia Online

Në takimin konsultativ të thirrur nga Presidentja e Republikës Vjosa Osmani-Sadriu, Ramush Haradinaj ka rikonfirmuar angazhimin e tij dhe të Aleancës për të gjetur një zgjidhje për daljen nga bllokada aktuale në Kuvendin e Kosovës.

Haradinaj theksoi se si Aleancë do të bëjnë çdo përpjekje brenda kapaciteteve politike dhe përfaqësuese për të hapur rrugën drejt konstituimit të Kuvendit dhe krijimit të institucioneve të reja, në përputhje me rezultatet e zgjedhjeve parlamentare të fundit.

“Ne jemi të vendosur të kontribuojmë në stabilizimin e situatës politike dhe krijimin e kushteve për funksionimin normal të institucioneve të vendit,” tha ai.

Të ngjashme