Ramush Haradinaj shkon në Burojë në të pame tek familja Thaçi

Prishtinë | 17 Mar 2025 | 16:03 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka shkuar për ngushëllime në Burojë të Skenderajt, pas vdekjes së babait të ish-presidentit Hashim Thaçit, Haxhi Thaçi.

Haradinaj në të pame ju shprehi ngushëllime familjarëve të Haxhi Thaçit.

Mysafirët të cilët po shkojnë për ngushëllime po i presin familjarët e ish-presidentit Thaçi.

Pos Haradinaj familjen e Thaçit sot e vizituan edhe Memli Krasniqi, Bedri Hamza e shumë qytetarë.

Të ngjashme