Në emisionin “Komiteti” – i drejtuar nga Berat Buzhala – prodhim i Gazetës Express për RTV Dukagjini, kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka folur për momentin kur iu vra vëllai i tij, Luani, gjatë luftës
Kreu i AAK-së ka rrëfyer luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilën, në zonën e Dukagjinit e kishte filluar me vëllezërit e tij.
Haradinaj ka rrëfyer momentin kur gjatë luftës kundër forcave serbe humbi vëllain e tij, Luanin, për të cilin thotë se – përveç familjar- vrasja e tij ishte humbje e madhe e UÇK’së.
Ai ka treguar se si e përjetoi këtë humbje dhe si ndikoi ajo vazhdimin e luftës dhe për arritjen e qëllimeve që Haradinaj kishte.
Për me shumë detaje ndiqeni videon e mëposhtme: