Range Rover Evoque kthehet në një veturë super sportive

Prishtinë | 24 Sht 2019 | 10:04 | Nga Ekonomia Online

Kompania gjermane e modifikimit të veturave Lumma Design, ka përditësuar Range Rover Evoque duke e kthyer atë në një veturë super sportive.

Kjo kompani këtë paket modifikimesh e ka quajtur CLR RE, ku përfshihet drita të reja, mbrojtës të ri të zgjeruar nga të gjitha anët të bërë nga fibrat e karbonit, rrota 22 inç (285 / 30-22), sistem të ri sportiv të shkarkimit të gazrave e nga brenda pothuajse gjithçka e modifikuar, që nga timoni i ri i modifikuar, pedale alumini e dyshekë me logo Lumma, transmeton Koha.net.

Lumma CLR RE Range Rover Evoque me këtë përditësime kushton 8,270 euro më shumë se sa versioni standard ndërsa nëse konsumatorët dëshirojnë edhe goma të reja, ato ofrohen për 4500 euro shtesë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme