Range Rover i ri në edicion “Astronaut”

Prishtinë | 11 Maj 2019 | 16:03 | Nga Ekonomia Online

Land Rover Special Vehicle Operations është një departament i cili krijon dizajne të veçanta, deri te ato hapësinore, të gjitha sipas dëshirës së klientëve.

Ky departament tani ka sjell Range Roverin e ri në një edicion të veçantë – “Astronaut”. Lajmi i keq është se ky model është në dispozicion vetëm për anëtarët e Komunitetit “Virgin Galactic Future Astronaut”.

Range Rover Astronaut Edition është i bazuar në Range Rover Autobiography dhe ka eksterier me ngjyrë të kaltër “Zero Gravity” e cila, natyrisht, asocon në qiellin e natës, transmeton Koha.net.

Megjithatë, ky model ekskluziv ka disa opsione për zgjedhje: mund të zgjidhni mes opsionit ekologjik konservativ (P400e plug-in hibrid me fuqi të kombinuar në total prej 404 kuajfuqi dhe emetim të dyoksidit të karbonit prej 72 gramë për kilometër) ose opsionin adrenalinë (5.0-litër V8 P525 me kompresor).

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme