Trajneri i përkohshëm i Manchester Unitedit, Ralf Rangnick, ka thënë se ndërprerjet e shkaktuara nga Covid-19 kanë ndikuar në përparimin e djajve të kuq që prej se ai e mori në orë skuadrën.
Trajneri gjerman është i pamposhtur në katër ndeshje që prej se e zëvendësoi të shkarkuarin Ole Gunnar Solskjaer në fund të sezonit, raporton Gazeta Express.
Por ai thotë se shpërthimi i rasteve më koronavirus, që çoi në mbylljen e qendrës stërvitore të klubit dhe shtyrjen e dy ndeshjeve, i ka koklavitur punën atij.
“Natyrisht që jo”, tha Rangnick kur u pyet nëse i ka arritur synimet.
“Çdo trajner, çdo trajner ambicioz – dhe nuk ka dallim mes meje dhe trajnerëve të tjerë në këtë fushë – dëshiron të ndërmarrë hapa më të shpejtë dhe më të mëdhenj përpara”, nënvizoi ai.
“Por për ta bërë këtë, duhet të jesh në gjendje të ushtrosh”, shtoi ai.