Kombëtarja e Austrisë, ka mbajtur konferencë për media një ditë para përballjes me Kosovën, raporton Ekonomia Online.
Trajneri Ralf Rangnick, ka thënë se dëshirojnë që të kthehen me fitore në Austri, ndërsa ka pasur kritika për pjesën e terrenit ku do të luhet ndeshja.
“Për dallim prej lojës së parë, ne nesër luajmë si mysafir, ndërsa në Vjenë luajtëm si vendas siç është e ditur. Pra fillimisht është komplet ndryshe. Në Vjenë luajtëm në një terren pothuajse shumë të freskët, në një terren i cili vetëm sa ishte renovuar, ndërsa në Prishtinëk kemi parë rrallë herë një terren jo të mbajtur ashtu siç duhet të jetë. Është e pakuptimtë për shkak se vijmë nga një kohë shumë shumë e mirë, ku terreni është dashur të jetë në nivel, ndërsa do të jetë e vështirë për të dyja skuadrat si për kombëtaren tonë si atë të Kosovës”, ka thënë ai.
Ai, ka treguar se edhe cilët lojatër do të jenë në dispozicion në lojën e nesërme.
“Në dispozicion janë të gjithë lojtarët, përpos Carney Chukwuemekas i cili ka probleme muskolore, pra nuk dihet a do të jetë nesër në formacion apo jo”, ka shtuar ai.
Ragnick, ka thënë se në përballjen me Kosovën dëshirojnë t’i marrin tri pikë.
“Natyrisht nuk dëshirojmë me humbë në Prishtinë, por loja që tregojmë nuk jemi të kënaqur me një pikë, por dëshirojmë t’i marrim gjithsesi tri pikë , dhe këtë kemi dashur ta bëjmë edhe në Irlandë, por ndodhi siç ndodhi dhe në pjesën e dytë është dashur të hyjmë më të gjitha forcat që të nxjerrim një barazim”, tha ai.
Kurse, lojtari Patrick Wimmer deklaroi se atmosfera edhe pas humbjen me Irlandën është në rregull, duke shtuar se ndeshjen me Kosovën e sheh si të vështirë.
“Atmosfera në përgjithësi është në rregull, edhepse rezultati nuk ishte ai të cilin e kishim menduar ne . Mirëpo, nesër mendojmë të fitojmë dhe t’i marrim tri pikë të plota edhepse e shohim si ndeshje shumë të vështirë ndaj Kosovës ku planifikojmë që kombëtarja jonë është përgadit maksimalisht”, ka thënë ai.
Wimmer, i cili luan së bashku te Hoffenheimi me treshen kosovare Hajdari, Avdullahu dhe Asllani, tha se te Kosova është “Fisi” ai që është lojtari më i rrezikshëm i “Dardanëve” dhe se do të kenë probleme që ta ndalin.
“Sulmuesi shtoi se nga të gjithë lojtarët e Kosovës njeh më mirë Fisnik Asllanin, Leon Avdullahun e Albian Hajdari, meqë luajnë te e njëjta skuadër – Hoffenheimi. E konsideroi Asllanin si lojtarin më të rrezikshëm”, shtoi Wimmer.
Në duelin e parë mes dy përfaqësueseve, Austria triumfoi 3-1, ndërsa tani ndeshja e kthimit do të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Ndeshja Kosovë–Austri zhvillohet të dielën në stadiumin “Fadil Vokrri”.
