Claudio Ranieri do të largohet nga Sampdoria në fund të sezonit 2020/21.
Sampdoria gjendet në vendin e nëntë në Serie A me 49 pikë një xhiro para fundit.
Trajneri italian ishte në stolin e Sampdorias për dy sezone, shkruan Gazeta Express.
Para Sampdorias, ai me sukses e udhëhoqi Leicesterin drejt triumfit në Premierligë në sezonin 2015/16 duke befasuar të gjithë.