Mesfushori italian i Interit, Andrea Candreva është bërë subjekt interesimi nga anglezët e Fulhmit.
31-vjeçari Candreva ka rinovuar kontratën e tij me Nerazzurrët vetëm muajin e kaluar.
Me kontratën e re, mesfushori italian do të jetë pjesë e klubit nga Giuseppe Meazza deri në vitin 2021.
Megjithatë, mediat italiane raportojnë se Candreva është bërë subjekt i ofertave nga Liga Premier.
Sipas mediumit Tuttomercatoweb, trajneri Claudio Ranieri i ka rekomanduar drejtuesve të Fulhamit nënshkrimin e Candrevas.
Ekipi nga Craven Cottage e do mesfushorin italian në huazim nga afati i janarit.
Mbetet të shihet nëse Candreva do ta pranojë ofertën e anglezëve pasi në verë nuk dëshironte largimin nga Interi.
Gjatë verës, italiani refuzoi një ofertë nga Monaco në Ligue 1, por ka mbetur një rezervistë te Interi dhe gjithçka mund të ndryshojë.