Deklarata e Raphinhas para ndeshjes së Brazilit ndaj Argjentinës kishte bërë bujë të madhe.
Ai tha se do t’i mposhtin si brenda ashtu edhe jashtë fushe, shkruan Gazeta Express.
E në fund, Argjentina shënoi fitore bindëse 4:1, duke e vulosur njëherit edhe kualifikimin në Botëror.
E pas përfundimit të ndeshjes, Raphinha u provokua nga lojtarët e Argjentinës, me të cilët më pas tentoi t’i qëronte hesapet ndryshe.
Por, ai u ndal nga disa bashkëlojtarë të tij.
Raphinha leaving the pitch with Argentina players around him. pic.twitter.com/nYMt0hmlPX
— Roy Nemer (@RoyNemer) March 26, 2025