Raport për zhvendosjen “e dhunshme” të banorëve të fshatit Hade

Prishtinë | 15 Dhj 2016 | 12:28 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Konsorciumi Kosovar i Organizatave të Shoqërisë Civile për Zhvillim të Qëndrueshëm (KOSID), në një konferencë për medie, ka paraqitur gjetjet e Raportit Hetues të Panelit të Inspektimit të Bankës Botërore për zhvendosjen e dhunshme të banorëve të fshatit Hade.

Prezentë ishin dhe përfaqësues të fshatit Hade, të cilët shprehën shqetësimet dhe brengat e tyre për mungesën e kushteve elementare për jetesë.

Ata kërkuan nga Kuvendi i Kosovës që të mbahet një seancë e jashtëzakonshme, në të kundërtën kërcënuan se do të fillojnë me protesta.

Sipas tyre, Paneli i Inspektimit ka publikuar dëme të konsiderueshme dhe të pariparueshme të shkaktuara gjatë zhvendosjes për t’i hapur rrugë mihjeve për termocentralin “Kosova e Re”.

Visar Azemi nga KOSID, tha se banorët e Hades ishin detyruar në disa raste që me dhunë të largohen nga shtëpitë e tyre.

“Ne kemi qenë pranë banorëve gjatë gjithë kohës për të siguruar ata se ne do të bëjmë të ditura të gjitha këto shkelje që janë bërë gjatë këtyre proceseve nga akterët që kanë angazhuar drejtpërdrejtë në këto procese siç janë Banka Botërore dhe Qeveria e Kosovës, në disa raste edhe UNMIK-u, dhe së bashku më banorët kemi ndërtuar panelin e inspektimit të Bankës Botërore që të vijnë në Kosovë dhe të shoh se çfarë në të vërtetë ka ndodhur dhe cilat janë shkeljet që janë bërë ndaj këtyre familjeve”, ka thënë Azemi

Ndërkohë, as përcaktimi i komunës së Obiliqit si zonë me interes të veçantë ekonomik sipas Panelit të Inspektimit, nuk është në pajtueshmëri me praktikat ndërkombëtare.

Dajana Berisha, nga Forumi për Iniciativë Qytetare, ka thënë se në raportin e BB-së është precizuar në shumë raste dështimi i Qeverisë dhe Bankës Botërore. Sipas saj, nga kjo kanë pësuar mbi 7 mijë njerëz që jetojnë në këto zona.

“Procesi i zhvendosjes në tri pjesë ai i 2004-ës, 2012-ës dhe aktualisht kemi një pjesë të këtij komuniteti i cili është i izoluar në atë që quhet pjesa e mbetur e Hades, të cilët nuk mund as të planifikojnë diçka në zonat ku jetojnë për arsye se ajo zonë konsiderohet zonë e interesit kombëtar ekonomik dhe këta banorë as nuk mund të planifikojnë të ndërtojnë e as të planifikojnë jetën e tyre”, ka thënë Berisha.

Kurse përfaqësuesi i banorëve të fshatit Hade, Ragip Bajqevci, ka thënë me kërkesën e Bankës Botërore që kostoja e termocentralit “Kosova e Re” të mbetet e ulët, banorët e Hades po bartin pasojat.

“Edhe Banka Botërore e cila është furnizuese dhe Qeveria e cila është menaxhuese e atyre pareve e zhvendosjen e asaj pjese, por që fajtor direkt është BB-ja dhe qeveria e Kosovës, por që fajin e kanë edhe ministritë përkatëse, por një pjesë të fajit e ka edhe KEK-u për mos planifikimin e asaj pjese me një afat të gjatë”, ka thënë Bajqevci.

Mes tjerash Paneli Inspektues i BB-së konstaton se procesi i zhvendosjes është zvarritur me vite të tëra dhe ndarja e komunitetit, nuk është në përputhje me standardet ndërkombëtare apo politikat e Bankës Botërore

.kosid1

Të ngjashme