Raporte miqësore – Rama publikon fotot nga Ulqini, shihet edhe Presidentja

Prishtinë | 02 Kor 2023 | 10:05 | Nga Ekonomia Online

Kryeministrit të Shqipërisë, Edi Ramës dhe presidentes Vjosa Osmani u ka rastisur të jenë bashkë në shumë ngjarje ndërkombëtare, por raportet mes tyre kanë qenë të akullta, e kjo reflektohej edhe në fotografitë që ua dërgonin mediave. Askund nuk shiheshin bashkë. Por, të premten në Ulqin ka qenë më ndryshe. Të dy kanë qëndruar afër njëri -tjetrit.

Rama të dielën në mëngjes i ka ndarë fotografitë nga Ulqini, ku presidentja shihet në7 prej tyre.

Gjithashtu, Rama dje është pyetur nëse folur me presidenten Osmani lidhur me zhvillimet në veri të vendit.

Ai tha se kanë raport miqësor dhe se komunikojnë, por se mbrëmë nuk ishte rasti “për të hyrë në të thella”.

“Jo, me Presidenten Osmani kemi një raport miqësor dhe komunikojmë, por mbrëmë nuk ishte rasti për të hyrë në të thella”, deklaroi Rama në Euronews Albania.

Të ngjashme