Raporti 24 orësh i Prokurorit të Shtetit

Prishtinë | 26 Gus 2020 | 11:44 | Nga Ekonomia Online

Prokurori i Shtetit njofton opinionin se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore, janë ngritur tridhjeteshtatë (37) aktakuza kundër dyzetepesë (45) personave, për vepra të ndryshme penale. Gjithashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, janë ndaluar tetëmbëdhjetë (18) persona të dyshuar dhe janë paraqitur tri (3) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit për tre (3) persona të dyshuar.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar trembëdhjetë (13) persona të dyshuar, po ashtu, kjo prokurori ka paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit për dy (2) persona të dyshuar, si dhe ka ngritur katër (4) aktakuza kundër gjashtë (6) personave për vepra të ndryshme penale. Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur shtatë (7) aktakuza kundër nëntë (9) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar tre (3) persona të dyshuar dhe ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një (1) person të dyshuar. Prokuroria Themelore në Gjilan, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar një (1) person të dyshuar, në kohëzgjatje prej 48 orësh dhe ka ngritur gjashtë (6) aktakuza, kundër shtatë (7) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar një (1) person të dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orësh. Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur gjashtë (6) aktakuza kundër nëntë (9) personave, për vepra të ndryshme penale. Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur katërmbëdhjetë (14) aktakuza kundër katërmbëdhjetë (14) personave për vepra të ndryshme penale.

Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori Prokuroritë Prokuroria Speciale Prishtinë Prizren Pejë Gjilan Gjakovë Mitrovicë Ferizaj Total: Aktakuzat personat / 4 – 6 7 – 9 / 6 – 7 / 6 – 9 14 – 14 37 – 45 Ndalimet / 13 / 3 1 1 / / 18 Paraburgimet: kërkesat – personat / 2 – 2 / 1 – 1 / / / / 3 – 3 Bastisjet / / / / / / / / / Sekuestrimet / / / / / / / / / 1. Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës //////// 2. Prokuroria Themelore Prishtinë: Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit: Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar për 48 orë, dy (2) persona, pasi të njëjtit dyshohen se kanë kryer veprën penale “Lëndimi trupor”, një (1) person me dyshimin se ka kryer veprën penale “Hyrja në sistemet kompjuterike”, dy (2) persona, në dy raste ndaras, me dyshimin se kanë kryer veprën penale “Kanosja”, tre (3) persona, në dy raste ndaras, pasi të njëjtit dyshohen se kanë kryer veprën penale “Dhuna në familje”, një (1) person me dyshimin se ka kryer veprën penale “Vjedhja”, një (1) person me dyshimin se ka kryer veprën penale “Mashtrimi”, një (1) person me dyshimin se ka kryer veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”, një (1) person me dyshimin se ka kryer veprat penale “Sulmi” dhe “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”, si dhe, një (1) person, pasi i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Shpërdorimi i pasurisë së huaj”.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera): Departamenti i Përgjithshëm, ka paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit për dy (2) persona, për veprën penale “Dhuna në familje”. Aktakuzat: Gjatë 24 orëve të fundit, Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka ngritur katër (4) aktakuza kundër gjashtë (6) personave për vepra të ndryshme penale. Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”; Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Kanosja”; Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave, për veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”; Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave, për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”. 3. Prokuroria Themelore Prizren: Aktakuzat: Gjatë 24 orëve të fundit, Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur shtatë (7) aktakuza kundër nëntë (9) personave, për vepra të ndryshme penale.

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Uzurpimi i paligjshëm i pronës së paluajtshme”; Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave, për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”; Pesë (5) aktakuza kundër gjashtë (6) personave, për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”. 4. Prokuroria Themelore Pejë: Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit: Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar tre (3) persona, pasi të njëjtit dyshohen se kanë kryer veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”.Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera): Prokuroria Themelore në Pejë, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një (1) person, për veprën penale “Lëndimi i rëndë trupor”.

5. Prokuroria Themelore Gjilan: Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit: Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar një (1) person të dyshuar, në kohëzgjatje prej 48 orësh, me dyshimin se ka kryer veprën penale “Rrezikim i trafikut publik”. Aktakuzat: Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur gjashtë (6) aktakuza, kundër shtatë (7) personave, për këto vepra penale: Pesë (5) aktakuza kundër pesë (5) personave për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve” dhe Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprat penale “Sulmi” dhe “Lëndimi i rëndë trupor”. 6. Prokuroria Themelore në Gjakovë: Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit: Gjatë 24 orëve të fundit, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar një (1) person në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprën penale ”Rrezikimi i trafikut publik” . 7. Prokuroria Themelore Mitrovicë: Aktakuzat: Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur gjashtë (6) aktakuza kundër nëntë (9) personave, për vepra të ndryshme penale. Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Kanosja”; Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave, për veprën penale “Vjedhja”; Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Uzurpimi i paligjshëm i pronës së paluajtshme”; Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Pengimi i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare”; Një (1) aktakuzë kundër tre (3) personave, për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”; Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Falsifikimi i parasë”. 8. Prokuroria Themelore Ferizaj: Aktakuzat: Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Përgjithshëm, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur katërmbëdhjetë (14) aktakuza kundër katërmbëdhjetë (14) personave për këto vepra penale: Shtatë (7) aktakuza kundër shtatë (7) personave për veprën penale “Vjedhje pylli”, Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Kanosje”, Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Dhuna në familje”, Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Vjedhje e shërbimeve”, Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Pengimi i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare”.

Të ngjashme