Në raportin 24 oërsh nga Prokurori i Shtetit bëhet e ditur se se nga prokuroritë themelore, janë ngritur 103 aktakuza kundër 116 personave, për vepra të ndryshme penale.
Ndërsa, me urdhër të prokurorit të shtetit për 48 orë, janë ndaluar 21 persona, si dhe janë bërë 8 kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit për 9 persona, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale. Po ashtu, me urdhër të prokurorit të shtetit janë sekuestruar 14.635 euro.
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ngritur një aktakuzë kundër 3 personave si dhe ka bërë 2 kërkesa për sekuestrim të 14.635 euro.
Prokuroria Themelore në Prishtinë, me urdhër të prokurorit ka ndaluar dhjetë (10) persona, ka paraqitur gjashtë (6) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj gjashtë (6) personave, si dhe ka ngritur njëzetetetë (28) aktakuza kundër tridhjetenjë (31) personave, për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Prizren, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit për dy (2) persona. Ndërsa, nga kjo prokurori janë ngritur nëntë (9) aktakuza kundër trembëdhjetë (13) personave për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Pejë, ka ndaluar tre (3) persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit ka ndaluar dy (2) persona për 48 orë dhe ka ngritur dyzetedy (42) aktakuza kundër dyzetetre (43) personave.
Prokuroria Themelore në Gjakovë, janë ngritur pesë (5) aktakuza kundër pesë (5) personave për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Mitrovicë, me urdhër të prokurorit ka ndaluar gjashtë (6) persona të dyshuar, si dhe ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit për një (1) person. Ndërsa, janë ngritur tetëmbëdhjetë (18) aktakuza kundër njëzetenjë (21) personave për vepra të ndryshme penale.