Raporti 24 orësh i Prokurorit të Shtetit

Prishtinë | 05 Jan 2022 | 12:07 | Nga Ekonomia Online

Prokurori i Shtetit ka njoftuar se se me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar pesëmbëdhjetë 1 persona dhe janë paraqitur dy kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit kundër dy personave.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, me urdhër të prokurorit ka ndaluar tre persona të dyshuar për kryerjen e veprave të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i përgjithshëm, ka ndaluar një person dhe ka paraqitur një kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një (1) person.

Prokuroria Themelore në Pejë, me urdhër të prokurorit ka ndaluar nëntë persona, në kohëzgjatje prej 48 orëve, për shkak të veprave të ndryshme penale dhe ka bërë një kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një personi.

Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një person, në kohëzgjatje prej 48 orësh.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një person, në kohëzgjatje prej 48 orësh.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme