Raporti 24 orësh i Prokurorit të Shtetit

Prishtinë | 24 Jan 2022 | 14:23 | Nga Ekonomia Online

Prokurori i Shtetit njofton opinionin publik se gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, për 48 orë janë ndaluar nëntë (9) persona, si dhe është bërë një kërkesë për caktim të paraburgimit ndaj një personi të dyshuar.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një person, si dhe ka paraqitur një kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një personi.

Prokuroria Themelore në Prizren, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një person të dyshuar.

Prokuroria Themelore e Pejës, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar katër persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar një person, në kohëzgjatje prej 48 orëve.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar dy persona të dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orësh.Prokuroria

Themelore Prishtinë:

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Prishtinë, me urdhër të prokurorit kujdestar është ndaluar një person për veprat penale “Mashtrim” dhe “Prezantimi i rremë si person zyrtar” Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Në kuadër të Departamentit për të Mitur, prokurori kujdestar ka parashtruar një kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një personi për veprën penale “Dhuna në familje”

Prokuroria Themelore Prizren:

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë, një person, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Kanosja” sipas KPRK-së.

Prokuroria Themelore Pejë:

Ndalimet nga Prokurori i Shtetit:

Prokuroria Themelore e Pejës, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar katër (4) persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale. Dy persona janë ndaluar për veprën penale “Sulmi”, një person është ndaluar për veprën penale “Vjedhje e rëndë”, dhe një person i ndaluar për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”.

Prokuroria Themelore Gjilan:

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar një person, në kohëzgjatje prej 48 orëve, për shkak të dyshimit se ka kryer veprat penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Prokuroria Themelore në Gjakovë:

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, në Prokurorinë Themelore në Gjakovë, është ndaluar një person i dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të veprës penale “Dhuna në familje” dhe një (1) person i dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të veprës penale “Vjedhje e rëndë”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme