Popullata myslimane ujgure e Kinës vazhdon të jetë subjekt i “abuzimit të egër”, thuhet në raportin e Komisionit të SHBA-së për liritë fetare në botë.
“Myslimanët ujgurë vazhdimisht mbikëqyren, telefonat e tyre konfiskohet dhe skanohen, atyre iu merren mostrat e gjakut për të mbledhur ADN-në e tyre, fëmijët e tyre ndalohen të marrin pjesë në xhami”, thuhet në raport.
Raporti vjetor tha se “për fat të keq, Kina është vetëm një nga disa vende ku liria e fesë apo besimit mbeti në rrezik gjatë gjithë vitit 2018.”
Raporti gjithashtu i rekomandon Departamentit të Shtetit që të përfshijë Rusinë dhe Uzbekistanit si shkelësit më të rëndë të lirive fetare krahas vendeve si Irani, Pakistani, Taxhikistani dhe Turkmenistani.
Këto rekomandime përfshijnë shqetësimet se shteti rus, ka shtuar sjelljen represive ndaj pakicave fetare në vitin 2018 dhe se në “Uzbekistan kanë vazhduar shkeljet e rënda të lirisë fetare pavarësisht përmirësimeve.
Raporti konkludon se në ndërkohë që disa qeveri “i janë bashkuar përpjekjeve për të nxitur liritë fetare, të tjerat i shtypin ato paturpësisht”.