Raporti fillestar i vlerësimit tregon se dëmet e shkaktuara nga vërshimet në Skenderaj, janë dhjetëra miliona euro.
Këshu ka njoftuar përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, kryetari i Skenderajt, Fadil Nura.
“Nga takimi i mëngjesit të sotëm me drejtorët komunal, pas një pune kolosale gjatë ditës së djeshme deri në mesnatë, nga të gjitha ekipet e Shtabit Emergjent, rreth raportimit të vlerësimit fillestar të dëmeve nga vërshimet në zonat e prekura, me qindra familje që kanë pësuar nga kjo fatkeqësi, me qindra biznese e sipërfaqe të mëdha të tokës bujqësore, ku përllogaritjet flasin për dëme në vlerën e dhjetëra miliona eurove”, ka shkruar ai.
Postimi i plotë i Nurës, pa ndërhyrje:
Nga takimi i mëngjesit të sotëm me drejtorët komunal, pas një pune kolosale gjatë ditës së djeshme deri në mesnatë, nga të gjitha ekipet e Shtabit Emergjent, rreth raportimit të vlerësimit fillestar të dëmeve nga vërshimet në zonat e prekura, me qindra familje që kanë pësuar nga kjo fatkeqësi, me qindra biznese e sipërfaqe të mëdha të tokës bujqësore, ku përllogaritjet flasin për dëme në vlerën e dhjetëra miliona eurove.