Komisionit për Buxhet, Punë dhe Transfere nuk e ka votuar Raportin vjetor financiar të Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRrE) për vitin 2020, raporton Ekonomia Online.
Buxheti i ZRrE-së për vitin 2020 është shkurtuar për 112 mijë euro, derisa rreth 1 milion e 370 mijë janë të hyrat që janë realizuar.
Këto komente i bëri anëtari Bordit te Zyrës së Rregullatorit për Energji Izet Rushiti, gjatë raportimit në Komisionin për Buxhet, Punë dhe Transfere.
“Buxheti i ZRrE-së është shkurtuar rreth 112 mijë euro, e kjo ka ndodhë si pasojë e mos shfrytëzimit të tij. Në vitin 2020 ZRrE-ja ka realizuar të hyra rreth 1 milionë e 370 mijë euro. 473 mijë janë kryesisht paga sepse mëditje nuk ka, kurse te mallra e shërbime 184 mijë dhe janë shpenzuar 168 mijë”.
Që nga dhjetori i viti 2020 Bordi i ZRrE-së nuk është i kompletuar.
Mirëpo Rushiti tha se ZRrE nuk ka marr vendim për pagesën e 10 milionë eurove të energjisë elektrike në veri, derisa shtoi se vendimi është marr nga Bordi i KOSTT-it.
“Nga 15 dhjetori nuk ka Bord, tash jemi vetëm dy dhe nuk jemi Bord funksional, por vendime që Bordi i merr nuk ka marr asnjë dhe nuk ka mundësi me marr dhe deri tash jemi të pakompletuar. Ne nuk kemi marr vendim qe KOSTT ta paguna atë shumë sepse vendimin e merr Bordi i KOSTT-it”.
Kundër marrjes së mëditjeve për punëtorët e ZRrE-së për udhëtimet jashtë ishte deputeti i VV-së Eman Rrahmani.
“Te shpenzimet e udhëtimit zyrtar është dasht me shumë informacione, e pash në fund që në këtë institucion janë të punësuar 30 persona dhe paga mesatare 1317 euro, nuk e di pse duhet me ju jep edhe mëditje, dhe nuk zbatohet në paga edhe mungesa e punës kur janë në udhëtim zyrtar”.
Por përfaqësuesit e ZRrE thanë se mëditjet kanë të bëjnë me shpenzimet e ushqimit.
Deputeti i AAK-së Pal Lekaj ka pyetur se a është në funksion Bordi.
“Për mu është me rendësi se a funksionon Bordi, që sa muaj nuk keni fuqi ekzekutive dhe si i keni marr vendimet ku për mu nuk ekziston Bordi”.
Deputeti nga radhët e LDK-së Avdullah Hoti pyeti se si është marr vendimi nga ZRrE për pagesën e 10 milionë eurove të rrymës në veri.
“Kuvendi ka marr për shpenzimin e Energjisë në veri, si është marr vendimi që të paguhen këto 10 milionë euro nga ana e ZRrE-së si ekzekutuar ky vendim nëse nuk keni Bord”.
Në mbledhjen e sotme është shqyrtuar edhe raportin vjetor të Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik.
Osman Vishaj nga KRPP-ja tha se janë të arsyeshme ndryshimet ligjore, raporton EO.
“Funksionimi i sistemit të prokurimit publik paraqet një sistem të mirëfilltë që mundëson kursime substancial të buxhetit të Kosovës”.