Raporti i Agjencisë së Menaxhimit Emergjent: Sot 78 vatra zjarri, situata më e rënduar në Vushtrri

Prishtinë | 15 Gus 2025 | 22:42 | Nga Ekonomia Online

Gjatë ditës së sotme në Kosovë janë regjistruar gjithsej 78 vatra zjarri, nga të cilat 17 mbeten ende aktive, ndërsa 61 janë lokalizuar falë ndërhyrjes së shpejtë dhe profesionale të Njësive të Zjarrfikësve dhe strukturave të tjera mbështetëse.

Situata më e ndërlikuar paraqitet në komunën e Vushtrrisë, në fshatrat Tërllabuq, Gojbulë, Sllatinë dhe Miraxhë, ku zjarret janë ende aktive, por nën kontroll. Në këto zona ka qëndruar sot edhe Drejtori Ekzekutiv i Agjencisë së Menaxhimit Emergjent, z. Metaj, i cili ka inspektuar nga afër veprimet në terren dhe ka vlerësuar përpjekjet e ekipit.Agjencia u shpreh mirënjohje të thellë për punën e palodhur dhe bashkëpunimin e zjarrfikësve, Policisë së Kosovës, KFOR-it, Forcës së Sigurisë së Kosovës, komunave dhe qytetarëve, të cilët kanë kontribuar në menaxhimin e situatës së zjarreve.

Të ngjashme