Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) i ka dorëzuar kompanisë ABRAZEN L.L.C., Qumështorja Vita, Sinajë, Istog, raportet e analizave të qumështit dhe të jogurtit, ku vërehet qartë se produktet e qumështit uht dhe jogurti VITA nuk përmbajnë as vaj palme e as qumësht pluhur.
Raporti është lëshuar nga AUV dhe lidhet me mostrën “Qumësht Vita 1L, 2L”, të marrë më 3 korrik 2026, ndërsa raporti është lëshuar më 5 gusht 2026.
Sipas raportit, në mostrat e testuara nuk është detektuar sasi e qumështit pluhur.
Pra, në parametrin “Përcaktimi i pranisë së qumështit pluhur”, laboratori i AUV nuk ka detektuar prani të qumështit pluhur në mostrën e analizuar.
Po ashtu, në tabelën e ofruar nga AUV potencohet: “Nuk është identifikuar sasi e shtuar e yndyrës bimore”.
AUV ka testuar edhe mostrën e marrë më 13 korrik të këtij viti të “Jogurt – 1×540 Gram”, ku po ashtu ka dalë me rezultat të pastër.
Mostra, nga AUV është klasifikuar si e rregullt.
Gjithashtu, raporti thekson se në këtë produkt nuk është detektuar as sasi e niseshtes.
