Raporti i UNDP-së kritikon procesin e fundit të përzgjedhjes së noterëve

Prishtinë | 30 Tet 2019 | 07:38 | Nga Ekonomia Online

Sektori i noterëve në Kosovë duhet të ketë më shumë transparencë, llogaridhënie e mbikëqyrje. Pos kësaj, Ligji për noterinë duhet të ndryshohet sa më shpejt që është e mundur.

Këto janë disa nga rekomandimet që janë përfshirë në Raportin e Vlerësimit të Rrezikshmërisë nga Korrupsioni në sektorin e noterisë në Kosovë, i cili është bërë publik të martën nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) në Kosovë, shkruan sot “Koha Ditore”.

Zyrtarë të saj, gjatë një tryeze të organizuar, kanë përmendur edhe parregullsitë në rastin e fundit të përzgjedhjes së noterëve.

Menaxheri i projektit “UNDP SAEK II”, Arben Sendaj, ka thënë se përmes këtij projekti synohet të rriten transparenca dhe llogaridhënia në fushën e noterisë.

“Ky është një projekt, i cili tani është faza e dytë dhe do të vazhdojë edhe vitin e ardhshëm. Qëllimi është që të fuqizojë kapacitetet e institucioneve që merren me luftën kundër korrupsionit, në mënyrë që t’i rrisin ato për të rritur pastaj ndikimin në luftën kundër kësaj dukurie”, ka thënë ai.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme