Kur kanë kaluar 6 javë nga vdekja e papritur e gazetares 31-vjeçare Adelajda Xhamani, mjekët ligjorë kanë përcaktuar shkakun në një raport përfundimtar.Sipas mjekëvë, shkaku i vdekjes është infarkti kongjestiv në zemër.
Kjo ka ardhur për shkak të një sëmundjeje të rrallë e quajtur kardiomiopati, që prek muskulin e zemrës duke dëmtuar strukturën apo funksionin e barkusheve dhe sjell dobësimin e zemrës, shkruan panorama.
Në rastin e Adelajda Xhamanit, mjekët ligjorë thonë se mostrajtimi i kësaj sëmundjeje ka sjellë infarkt kongjestiv që do të thotë dështim i plotë i muskulit të zemrës.