Drejtori i Agjencisë për Inteligjencë, Shpend Maxhuni, po raporton para Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, raporton Ekonomia Online.
Kjo mbledhje është thirrur nga Lëvizja Vetëvendosje. Sipas tyre për arsye të emërimit të agjentit serb Branislav Nikoliç (i shkarkuar) nga presidenti Hashim Thaqi si këshilltar i tij.
Mediet në komisionin për mbikëqyrjen e AKI-së janë lejuar të marrin vetëm pamje.