Raportohen denoncime për mjete shpërthyese në 12 shkolla në Shkup të Maqedonisë së veriut

Prishtinë | 27 Dhj 2022 | 16:46 | Nga Ekonomia Online

Shkollat e Shkupit edhe sot kanë qenë shënjestër për raportime për mjete shpërthyese.

Sipas SPB Shkup, në adresën elektronike në 12 shkolla të Shkupit janë dërguar mesazhe për mjete shpërthyese.

“Menjëherë pas marrjes së denoncimeve, nga zyrtarët policorë janë ndërmarrë masa për evakuim të objekteve dhe po kontrollohen nga njësitë anti-teror”, thonë nga policia.

Ndryshe, Maqedonia e Veriut me muaj po ballafaqohet me raportimin e rejshëm për bomba shpërthyese në shkolla, qendra tregtare, aeroporte dhe salla sportive

Të ngjashme