Raportohen nëntë raste të dhunës në familje në këto komuna

Prishtinë | 16 Sht 2024 | 14:37 | Nga Ekonomia Online

Policia në Ferizaj njofton se gjatë javës së kaluar janë raportuar 9 raste të dhunës në familje, 6 prej tyre në Ferizaj, 2 në Shtime dhe 1 në Kaçanik.

Përmes një komunikate për media, bëhet e ditur se 2 nga personat e intervistuar nga policët hetues të dhunës në familje, janë ndaluar në mbajtje, derisa 7 persona të tjerë janë liruar në procedurë të rregullt.

Njoftimi i plotë:

“Në Drejtorinë Rajonale të Policisë në Ferizaj gjatë javës që shkoi, nga data 09-15/09/ 2024 janë raportuar 9 raste të dhunës në familje, prej tyre 6 raste janë raportuar në Ferizaj, 2 raste në Shtime dhe 1 rast në Kaçanik. Ndërsa me vendim nga Prokuroria Themelore në Ferizaj 2 persona pasi janë intërvistuar nga policët hetues të dhunës në familje janë ndaluar në mbajtje, ndërsa 7 persona tjerë janë liruar në procedurë të rregullt hetimore. Policia apelon tek qytetarët që të raportojnë rastet e dhunës në familje dhe fton qytetarët që të bashkëpunojnë më policinë. Për të gjitha rastet e dhunës në familje të njoftojnë menjëherë stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë”, thuhet në komunikatë.

Tutje, thuhet se Policia Rajonale e Ferizaj, rastet e dhunës në familje i ka trajtuar në mënyrë profesionale nga policët primarë të stacioneve dhe hetuesit rajonal të Njësisë së Dhunës në Familje.

Të ngjashme