Raportohet për tjetër skandal në Ministrinë e Liburn Aliut, bëhet fjalë për dy milionë

Prishtinë | 12 Jan 2023 | 13:46 | Nga Ekonomia Online

Media online “Periskopi” në një shkrim të publikuar sot, ka vënë në pah dyshimet për korrupsion në ministrinë e Infrastrukturës që udhëhiqet nga ministri, Liburn Aliu.

Sipas raportimit me titull “Dyshime se korrupsioni në Ministrinë e Liburn Aliut, hëngri afro 2 milionë euro te ‘Kroni i Mbretit’” – tregohet për grryerjen dhe asfaltimin e rrugës Prishtinë-Pejë konkretisht të vendi i njohur si “Kroni i Mbretit”.

Në raportimin e tyre thuhet se janë paguar 2 milionë euro më shumë se vlera e kontratës që ishte nënshkruar fillimisht për grryerjen dhe asfaltimin e kësaj pjese të rrugës.

Gjithashtu asfaltimi i rrugës thuhet se është bërë jashtë standardeve për të garantuar jetëgjatësinë dhe efikasitetin e shpenzimeve dhe kjo është vertetuar nga ministria.

“Derisa vlera e kontratës së nënshkruar ka qenë 3.5 milionë euro, ministria ka paguar rreth 4.2 milionë euro, ose kontrata është rritur për rreth 20 për qind.”, thuhet në raportimin e Periskopi.

“Pas kësaj interviste, kompania “Bageri” në kuadër të kontratës, ishte autorizuar që të asfaltojë një pjesë të vogël të asaj rruge, dhe siç shihet nga raportet, asfalti është jashtë standardeve të kërkuara. Rruga që ka mbetur e grryer, do të asfaltohet me një kontratë të re, ku punët që do të kryhen aty, do të kushtojnë afro 2 milionë euro.” – thuhet ndër të tjera në raportim.

Të ngjashme