Raportohet se është zhdukur një vajzë e mitur, Policia nis hetimet

Prishtinë | 04 Shk 2023 | 09:26 | Nga Ekonomia Online

Një nënë nga Podujeva ka raportuar në Polici se vajza e saj e mitur ka dalë nga shtëpia dhe se nuk dihet se ku ndodhet.

Përmes raportit 24 orësh, Policia ka bërë me dije se ka nisur hetimet.
“PERSON I ZHDUKUR-Lagjja e Dëshmorëve, Podujevë 03.02.2023-15:00. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se vajza e saj e mitur, ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet vend ndodhja e saj. Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin”, thuhet në raport.

Të ngjashme