Një profesionist i mjekësisë forenzike që vdiq nga koronavirusi në Tajlandë besohet se është i pari person që është infektuar me korona virusin e ri SARS-CoV-2 nga një kufomë.
Një artikull e publikuar në revistën Journal of Forensic and Legal Medicine me 20 mars zbërthente se si një profesionist i forenzikës në Bangkok dhe asistentja e tij ishin të vetmit raste të infektimit në mesin e profesionistëve shëndetësor atëkohë në Tajlandë.
Në artikull shkruhej se dy profesionistët shëndetësor ka gjasë që “kishin kontakt me mostra biologjike dhe kufoma. Me dijen tonë, ky është rasti i parë i raportuar i infektimit dhe vdekjes me Covid-19 në mesin e profesionistëve shëndetësor në njësinë mjekësore të forenzikës” shkruhej në letër sipas Newsweek.
Nuk ka detaje të moshës së dhe emrit të specialistit mjekësor të forenzikës si dhe të asistentes së tij. Studimi shtoi se nuk ka të dhëna rreth kufomave të kontaminuar, pasi nuk ka një praktikë rutinë që hulumton për Covid-19 në trupat e vdekur.
Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) kishte deklaruar më parë se “nuk ka dëshmi se persona janë infektuar pas ekspozimit ndaj trupave të personave që kanë vdekur nga Covid-19”. Megjithatë, OBSH’ja kishte shtuar se nëse personi ka vdekur gjatë periudhës së infektimit me Covid-19, mushkëritë dhe organet tjera ka mundësi të përmbajnë virusin aktiv” dhe duhen trajtuar me kujdes të shtuar