Raportohet se Ministrja Gërvalla është në gjendje të rëndë, MPJ nuk përgjigjet

Prishtinë | 02 Sht 2021 | 18:09 | Nga Ekonomia Online

Portali Metro sot ka raportuar duke u thirrur në burime se Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, është në gjendje të rëndë nga COVID-19 dhe se po trajtohet në Gjermani.

Lajmi është shpërndarë edhe nga mediat e tjera. Por, për këto raportime nga zyra për media e kësaj ministrie s’janë përgjigjur.

Express ka kontaktuar zëvendësministrin Kreshnik Ahmeti dhe me Blerta Aliun nga kjo ministri, por asnjëri s’ka pranuar që të jap informacione për këtë çështje.

I pyetur nëse Gërvalla ndodhet në Kosovë, Ahmeti ka sugjeruar që për këtë punë të pyetet Aliu, e kjo e fundit s’ka pranuar të flasë dhe e ka mbyllur telefonin.

Të ngjashme