Raportohet se Policia ka zbarkuar në Ministrinë e Bujqësisë (VIDEO)

Prishtinë | 27 Maj 2025 | 10:37 | Nga Diellza Gashi

Policia e Kosovës ka zhvilluar të martën një aksion në Ministrinë e Bujqësisë, saktësisht në Agjencinë për Zhvillimin e Bujqësisë, raporton Ekonomia Online.

Raportohet se rasti të bëjë me skandalin për dhënien e tenderit për ndërtimin e fabrikës për mbetjet shtazore. Mësohet se aksioni po zhvillohet me autorizim të Prokurorisë Speciale.

Një ditë më parë, Partia Demokratike akuzoi ministrin në detyrë, Faton Peci, se e ka shkelur Ligjin për Pronën Publike, në rastin e dhënies me qira të pronës për impiantin e mbetjeve shtazore.

Të ngjashme