Manchester United u eliminua mbrëmë nga Sevilla në fazën e nokautit të Ligës së Kampionëve, dhe këtë natyrisht se nuk e përjetoi mirë njëri prej yjeve të skuadrës, Marcus Rashford.
Ai publikoi një fotografi në llogarinë e tij në Instagram, duke ia bashkëngjitur edhe një mbishkrim motivues për ekipin e tij.
“S’arritëm cakun mbrëmë, rezultat i rëndë për t’u kapërdirë. Duhet të rikthehemi të shtunën”, shkruan Rashford bashkë me foton.