Ylli kosovar Milot Rashica, ka tërhequr interesin e një tjetër klubi të Superligës turke.
Sipas raportimeve në mediat turke, Istanbul Basaksehir dëshiron të përfshijë Rashicën në skuadrën e tyre, ndërsa Besiktasi kërkon 3.5 milionë euro për kartonin e kosovarit.
Mediat turke kanë raportuar se transferimin e Rashicës, e ka kërkuar vetë trajneri i klubit, Nuri Shahin, i cili dëshiron ta shohë anësorin 29-vjeçar në ekip dhe për këtë arsye e ka futur futbollistin kosovar në listën e transferimeve gjatë afatit kalimtar veror.
Ndërsa raportohet gjithashtu se Besiktasi është i hapur për oferta për shitjen e yllit kosovar, duke lënë të hapur mundësinë që Rashica të ndryshojë ambient sezonin e ardhshëm.
Rashica ka kontratë me klubin bardhezi deri në vitin 2027, por oferta nga Bashakshehir duket e pranueshme për të dyja palët.