Ylli i Kombëtares së Kosovës, Milot Rashica po vazhdon qëndrimin në karatinë pas gjendjes aktuale të krijuar në botë, si shkak i koronavirusit.
Nga kjo situatë, Rashica ka dhënë një intervistë për faqen zyrtare të Werder Bremen, transmeton Olle.
Kosova do të luajë në play-off të Ligës së Kombëve, por ndeshja u pezullua si shkak i koronavirusit. Si është kjo për ju?
Vendim jashtëzakonisht i vështirë pezullimi i ndeshjes, sepse i gjithë vendi e prisnin takimin me padurim. Ne kishim punuar mjaft shumë për këtë sfidë dhe do të dëshironim të na shpërblehet me kualifikim.
Nëse do të kualifikohemi do të ishte një fest e madhe (qesh). Në një vend të vogël si Kosova çdo ndeshje ndërkombëtare ka rëndësi të madhe dhe gëzon një status të veçantë. Kur luajmë i gjithë vendi shikon nga ne. Dhe kjo më bën edhe më krenar sa herë vesh këtë fanellë dhe përfaqësojë vendin tim.
Cila është situata aktuale në Kosovë?
Përveç situatës së vështirë politike, tani ekziston edhe kriza e koronavirus . Aktualisht kemi pothuajse 100 të infektuar, por autoritetet përgjegjëse janë duke bërë gjithçka që të jetë e mundur për të mbajtur sa më pak numrin e pacientëve. Gjithsesi edhe familja ime është mirë.