Rashica refuzon ofertën e Fenerbahces: Në Turqi luaj vetëm për Galatasarayn

Prishtinë | 14 Kor 2023 | 12:37 | Nga Ekonomia Online

Milot Rashica raportohet se e ka refuzuar gjigantin turk, Fenerbahce.

Sipas medias turke, Ajans 1905 ylli kosovar ka refuzuar ofertën e Fenerbahces.

“Në Turqi luaj vetëm për Galatasarayn”, raportohet të ketë qenë përgjigja e anësorit kosovar.

Kujtojmë se edicionin e kaluar, Rashica ishte pjesë e Galatasarayt, duke e fituar titullin e kampionit.

Ai ishte si i huazuar nga Norwich, ndërsa nuk dihet se ku do të luajë sezonin e ardhshëm.

Të ngjashme