Milot Rashica i është rikthyer stërvitjeve te Werder Bremen.
Lajmi është bërë i ditur nga faqja zyrtare e klubit gjerman në rrjetet sociale.
Vushtrriasi ishte lënduar në ndeshjen, Moldavi – Kosovë, e zhvilluar në Parma të Italisë gjatë këtij muaji.
24 vjeçari me gjasë gjatë këtij afati kalimtar të verës pritet të ndryshojë skuadër, dhe Premierliga shihet si destinacion i ardhshëm për të.
Aston Villa është klubi që ka pasur kontakte me të, por gjithçka mund të ndryshojë deri më 5 tetor.