Milot Rashica ka startuar nga minuta e parë në ndeshjen që Norwich City e luan kundër West Ham United sonte
Sulmuesi kosovar mungoi për disa javë për Norwich City dhe që në ndeshjen e kaluar në FA Cup kundër Charlton Athletic.
Golin e vetëm në këtë ndeshje e shënoi Miloti, duke e filluar kështu shumë mirë Vitin e Ri.
Sonte Norwich City ka udhëtuar në Londër ku do të përballet me West Ham United, një ndeshje shumë e vështirë kjo për kanarinat pasi që West Ham po sfidon për vendin e katër sivjet në Premier Ligë.