Rashiq kërkon draft për Asociacionin: S’mund të anulohen marrëveshjet, regjimi i Beogradit po manipulon me serbët

Graçanicë | 06 Jan 2023 | 14:28 | Nga Lirigzona Nuredini Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, ka thënë se marrëveshjet e arritura ndërmjet Kosovës e Serbisë nuk mund ta anulohen, raporton Ekonomia Online.

Ai nga Graçanica shtoi se Qeveria aktuale nuk mund të anulojë marrëveshjet e arritura para bashkësisë ndërkombëtare, kjo duke iu referuar Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Sipas tij, i mbetet ekzekutivit të gjejë format për zbatimin e marrëveshjes, përderisa ka kërkuar që të ketë tolerancën nga të gjithë që të hartohet drafti i Asociacionit.

Ai tha se ka mundësi ligjore për kthimin e serbëve në vendet e tyre të punës në veri, sidomos stafi administrativ.

“Siç e kam thënë edhe më herët, në politikë dhe në institucione nuk mund ta anuloni të gjithë atë që ka ndodhur në mandatin paraprak, që do të thotë se ato obligime mbeten dhe ato obligime duhet të respektohen. Është tek ju ajo se çfarë forme, çfarë dizajni do të prezantohet ajo, kjo është diçka tjetër”.

“Në marrëveshjen e 2015 thuhet se të gjitha këto marrëveshje duhet të jenë në harmoni me Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës. Për mua kjo është bazë e mirë për Qeverinë e Kosovës që të punojë në atë drejtim. Vetëm na duhet një tolerancë nga të gjithë dhe do të mund ta krijojmë bile një draft çka mund të jetë Asociacioni i komunave”.

“… nuk janë përdorur të gjitha momentet, ka shanse të kthehen në vendet e punës, sidomos për stafin administrativ”.

Rakiq ka thënë se serbët në veri të Kosovës kanë qenë të dirigjuara nga Beogradi, teksa udhëheqësit e kësaj të fundit i quan regjim, raporton EO.

“Ka qenë një manovër e organeve të Listës Serbe, të përkrahur nga regjimi i Beogradit, dhe unë nuk e shoh se kanë vepruar drejtë. Unë konsideroj se kanë gabuar dhe në atë pjesë të vendit janë humbur 1 mijë vende të punës. Kanë gabuar ata që kanë dhënë këso rekomandime”, u shpreh Rakiq.

Të ngjashme