Ministri në detyrë për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq ka mohuar akuzat e deputetit të LDK-së, Arben Gashi, se gjatë takimeve me zyrtarë dhe përfaqësues ndërkombëtarë i ka quajtur shqiptarët “terroristë”.
Në një intervistë, Rashiq tha se Gashi është shprehur në “formë banale, e pakulturuar dhe pa kurfarë baze. Deklaratat e tij janë absolutisht të pavërteta”, tha ai.
Duke folur për deklaratat e Gashit, ministri në detyrë tha “konsideroj se ka pasur qëllim politik”.