Ministri në detyrë për Komunitet dhe Kthim e ka mohuar të jetë i vërtetë incizimin, i cili është publikuar ditë më parë e ku thuhet të jetë një bisedë e tij me një person të quajtur Sllabisha Popoviq, raporton Ekonomia Online.
Rashiq në një konferencë për media ka thënë se bisedat e tilla asnjëherë nuk kanë ndodhur, por që këto metoda po bëhen përherë në kohë zgjedhjeve. Rashiq para gazetarëve ka thënë se kjo bëhet vec pse ai nuk nënshtrohet para mendësisë diktatoriale, ku edhe tregoi se si bashkëpunëtorët e tij u kontaktuan nga Agjencia Informative në Serbi.
“Diku para dy muaj e gjysmë, saktësisht me 24 korrik të këtij viti, një person nga Serbia me numër telefoni i ka thirrë tre bashkëpunëtorët e mi të afërt. Ky person është paraqitur para tyre si punëtor i Agjencisë Informative në Serbi. Në mënyrë decidive iu ka thënë se do të vijë në Beograd për të mirën e tyre. Atë ditë ka qenë e enjte dhe takimi ose vendi është caktuar për të shtunën. Zëri me të cilin i është drejtuar ka qenë kërcënues, sigurisht që askush nga bashkëpunëtorët e mi nuk i është përgjigjur kësaj thirrje. Dhe pas kësaj diku nga java e parë e gushtit, numri i njëjtë u ka dërguar bashkëpunëtorëve të mi një porosi “nuk keni dashur të bashkëpunoni dhe tash e tutje ne për ju do të shfaqim në publik gjëra komprometuese për ju”… Kosova është e vogël siç e dini dhe ju, se të gjithë kemi një shok a një mik të një miku. Disa portale redaktimet e tyre i kanë marrë, të ashtuquajtura incizime, ne nuk e kemi marrë atë punë seriozisht sepse disa herë ka ndodhur kjo. Por kam dëgjuar se diku nga gjysma e muajit gusht disa redaksitë i kanë marrë këto incizime. Unë menjëherë kam lajmëruar organet përgjegjëse për këtë, nuk e kemi marrë askush seriozisht këtë punë sepse nuk ka ndodhur asgjë në atë kohë. Por në këto 10 ditë të fundit një portal e ka publikuar të ashtuquajtur incizime, do të thotë absolut nuk janë të vërteta, janë të montuara dhe janë gënjeshtra. Do të thotë nëse ju kujtohet dhe në zgjedhjet e kaluara kemi pasë problemin e ngjashëm. Për këtë e kemi lajmëruar policinë dhe njësitin për raste kibernetike do të thotë na i kanë bllokuar të dy llogaritë në facebook dhe kanë publikuar incizime të miat. Do të thotë sikur atëherë dhe këtë herë dy javë para zgjedhjeve është bërë e njëjta gjë. Jam i vetëdijshëm që kjo nuk ndalon sepse ne nuk i nënshtrohemi një mendësie diktatoriale. Ne si ministri do të jemi transparent dhe të përgjegjshëm. Ne si ministri kemi punuar në mënyrë ligjore, ashtu siç duhet të punojë çdo ministri. Çdo punë e jona do të jetë në përputhje me ligjin”, tha ai.
