Rashiq për zgjedhjet në veri: U bë zgjidhje e përkohshme, serbët po përdoren nga një regjim autokrat

Prishtinë | 26 Pri 2023 | 12:09 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministri për Kthim dhe Komunitete, Nenad Rashiq, ka folur për zgjedhjet e 23 prillit që u mbajtën këtë të diel në komunat veriore të vendit, raporton Ekonomia Online.

Ai, në një konferencë për medie pas mbledhjes së Qeverisë, ka thënë se tani është arritur vetëm një zgjidhje e përkohshme.

Rashiq ka thënë se ata që po mundohen ta prishin atë që është arritur deri tash në rrugën e pajtimit do t’i bëjnë keq vetë serbëve të Kosovës.

Sipas tij, serbët po përdoren nga një regjim autokrat.

“Kjo çka ndodhi në fundjavë, sipas meje, është një zgjidhje e përkohshme sepse normale është që në secilindo sistem nuk preferohet që dy, tre apo katër për qind që të votojnë në një proces demokratik. E dini edhe ju vetë se nuk ka ndodhur vetëm kështu, por është një planifikim apo vazhdimësi të keqpërdorimit të serbëve në Kosovë nga ana e një regjimi autokrat, i cili i përdor serbët si një mjet për arritjen e qëllimeve të veta dhe nga aspekti njerëz. Për të thënë të vërtetën nuk mund të kuptoj çka po përpiqen të bëjnë”.

“Shumë – një rrugë e gjatë kemi kaluar që të arrijmë në këtë moment dhe tash kushdo që të jetë ai ose ajo që ta prishë një mundësi të arritjes së një marrëveshjes, ajo e Ohrit, të cilën e shoh si bazë të mirë për të vazhduar procesin e pajtimit. Kur e them këtë, flas në emër të qytetarëve serbë të Kosovës, të cilët më së shumti mund ta humbin nëse nuk arritët një marrëveshje e tillë, sidomos të mos respektohet”.

Të ngjashme