Kandidati për kryeministër nga koalicioni i partive serbe “Sloboda” (Liria), Nenad Rashiq, ka shprehur shqetësimet e tij për presionet që po bën Vuçiq ndaj serbëve të Kosovës për ta votuar Listën Serbe.
Rashiq, në “Dossier D” në RTV Dukagjini ka thënë se askush nuk ka mundur të parashikohet se deri në këtë masë mund të “kapet” populli serb në Kosovë nga Vuçiq.
Ai ka quajtur Vuçiqin një “rrenc ordiner” pasi sipas tij jo më larg se sot presidenti i Serbisë ka kërcënuar punëtorët serb të shëndetësisë dhe arsimit në Kosovë se do t’iu ndalojë pagat nëse nuk fiton Lista Serbe.
Rashiq thotë se mbledhja e punëtorëve shëndetësorë dhe të arsimit dhe kërkesa e tyre për të votuar Listën Serbe është veprim që nuk mund të ndodhë në asnjë vend tjetër të Evropës pos në Kosovë.
Ai ka thënë se Lista Serbe nuk përfaqëson interesat e popullit serb të Kosovës por vetëm interesat e Vuçiqit.
“Është një situatë e tmerrshme. E kam vetëm një preokupim. Të kalojnë zgjedhjet pa incidente. Dihet se çfarë çmimi ka paguar Oliver Ivanoviq”.
“Populli është shumë i frikësuar”