Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, shpreson që Qeveria e Kosovës ta pranojë një Asociacion ose një vet-menaxhim.
Sipas tij, aprovimi i Asociacionit është në interes të Kosovës.
“Unë shpresoj me një optimizëm të madh këtë Qeveri, ose cilëndo qoftë që do të vjen, por këtë koncept qeveritar që e përfaqëson Kurti do ta pranon një Asociacion ose self-management. Sepse, kjo është mënyra e duhur dhe mënyra evropiane… Për interesin e Kosovës është që të aprovohet një marrëveshje e tillë”, tha ai në emisionin “Ditari” në Tëvë1.
Rashiq thotë se draft-statuti i Asociacionit nuk paraqet rrezik për multietnicitetit, sovranitetin, as nivelin e tretë të qeverisjes.
“Unë jam për që ta aprovojë një gjë të tillë, sepse siç thash nuk e ka as rrezikun për multietnicitetit, sovranitetin, as nivelin e tretë të qeverisjes. Unë shoh vetëm aspekte pozitive. Marrëveshjet e tilla, sa i përket fuqizimit të të drejtave të grupacioneve të ndryshme ose komuniteteve është absolutisht një nivel standard në shumë shtete të Evropës, prandaj duhet ta kuptojmë dhe mund ta marrim shembull mostrën e shteteve tjera. Atje njerëzit po jetojnë shumë mirë, edhe pse flasin shumë gjuhë tjera”.