Ministri i Tregtisë së Serbisë, Rasim Ljajiq, nuk ka mundur ta përfundojnë intervistën për RTS, pasi ka shpërthyer në lot, pas vrasjes së Oliver Ivanoviq.
“Disa herë i kam thënë se që të largohej nga Mitrovica”, ka thënë Ljajiq, shkruan B92.
“Ivanoviq ishte më i sigurt sa ishte i ndaluar sesa në liri. Është tash me rëndësi që të zbulohet se kush qëndron prapa vrasjes”, ka deklaruar Ljajiq.
Pavarësisht se ka deklaruar kështu, ai ka thënë se nuk pret që të zbardhet ndonjëherë vrasja e tij.