10 banorë të komunës së Vushtrrisë u konfirmuan me COVID-19 mbrëmjen e së dielës. Drejtori i Shëndetësisë në këtë komunë, Sylejman Meholli, se sot do të testohen 8 persona të cilët dyshohet se kanë pasur kontakt me të prekurit.
Meholli deklaroi se përveç rasteve të reja të dyshuara për COVID-19, do të ritestohen 4 persona për të parë nëse janë shëruar nga koronavirusi.
“Rastet e mbrëmshme janë raste kontakti të personave që janë konfirmuar më herët. Gjatë ditës së sotme do të testohen 8 persona të cilët janë gjurmuar si kontakte të të prekurve. Do të ritestohen edhe 4 persona të cilët janë me COVID-19, sot kanë ritestimin e parë, nëse rezultojnë negativë do të ritestohen edhe nesër”, ka deklaruar Meholli.
Ndërkohë, numri total i personave të prekur me koronavirus në Kosovë ka shkuar në 1083.
Nga ta janë shëruar 843, ndërkaq kanë vdekur 30.
Nga 1 qershori në Kosovë ka nisur faza e tretë e lehtësimit të masave ndaj pandemisë COVID-19./Express/