Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 3.031 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 246 raste pozitive.
IKSHPK thotë se brenda 24 orëve nuk janë raportuar raste të vdekjes.
Numri total i rasteve pozitive është 64.341 raste nga 266.585 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.544 raste të vdekjes.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 201 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 55.761 raste, kurse numri i rasteve aktive është 7.036.
Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 95 raste, Pejë 24 raste, Gjakovë 17 raste, Lipjan 13 raste, Podujevë 12 raste.
Fushë-Kosovë 10 raste, Mitrovicë 10 raste, Gjilan 9 raste, Prizren 8 raste.
Malishevë 6 raste, Rahovec 6 raste, Suharekë 5 raste, Skenderaj 4 raste, Vushtrri 4 raste, Deçan 3 raste, Istog 3 raste, Kamenicë 3 raste, Klinë 3 raste, Obiliq 3 raste, Drenas 2 raste, Graçanicë 2 raste, Viti 2 raste dhe me nga 1 rast komunat Dragash dhe Ferizaj.