Nga fillimi i pandemisë e deri më sot, në Komunën e Kamenicës janë konfirmuar 91 raste pozitive me COVID-19. Prej tyre janë shëruar 63 persona, 25 raste janë ende aktive dhe 3 persona kanë vdekur si pasojë e infektimit me koronavirus. Kryetari i Kamenicës, Qëndron Kastrati, ka treguar se sot janë konfirmuar 4 raste të reja.
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka publikuar rastet e reja pozitive me koronavirus në vend.
Nga 220 raste të reja, 4 janë në Komunën e Kamenicës.
E për këtë, i pari i Kamenicës, Qëndron Kastrati, ka apeluar te qytetarët që t’i respektojnë masat për parandalimine përhapjes së koronavirusit.
“Nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike u njoftuam se sot katër (4) persona kanë rezultuar pozitiv në testin për #COVID19. Të identifikuarit janë nga Busavata, Kamenica, Kopërnica dhe Rogana. Deri më sot në komunën tonë janë të identifikuara 91 raste me virusin SARS-CoV-2. Prej tyre 63 të shëruar plotësisht, 25 raste aktive dhe tre të vdekur”, ka shkruar Kastrati.
“Ju lutem kujdesuni për veten dhe njerëzit përreth jush! • Vendos maskën • Pastro duart vazhdimisht • Mbaj distancë ↔”, ka shkruar Kastrati në Facebook.