Përderisa numri i rasteve të të prekurëve nga koronavirusi po rritet në ShBA, një numër tjetër është gjithashtu është në rritje – pacientët që janë rikuperuar.
Aktualisht ka më shumë se 200 raste të sëmundjes shumë ngjitëse në të paktën 18 shtete, dhe 11 raste që kanë rezultuar me vdekje.
Por, të paktën 15 njerëz në gjashtë shtete thuhet se janë rikuperuar plotësisht, përfshirë gjashtë në Kaliforni, katër në Nebraska, dy në Illinois dhe nga një në Arizona, Washington dhe Wisconsin.
Dhe duket se kjo është një prirje në të tërë botën.
Nga 97,841 njerëz që janë prekur nga koronavirusi në të gjithë botën, 53,786 – më shumë se gjysma, ose 55 përqind – janë shëruar, sipas Qendrës Johns Hopkins për Shkencë dhe Inxhinieri të Sistemeve.