Numri i të prekurve me Coronavirus në botë shënon mbi një milion.
Sipas zyrtarit më të lart shëndetësor në Australi, Brendan Murphy, këto vlera mund të rritet nga pesë deri në dhjetëfish, shkruan CNN.
“Nuk e dimë nga shkalla e vdekjeve, apo shkalla e testimit, sepse shumë vende nuk mund t’i vërtetojnë të gjitha rastet”.
“Ka vende që nuk kanë kapacitet për testim. Në Australi ne besojmë se mënyra e testimit ka qenë më e mira në botë”, ka thënë Murphy në një konferencë.
“Numri i rasteve në botë me COVID-19 ka kaluar një milion, por që shifra e vërtetë “është me gjasë pesë herë apo dhjetë herë më i madh se aq”.